
Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika pasditen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Institut, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për mjekim, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Sipas informacioneve paraprake, një grup djemsh të moshës 17-20 vjeçar kanë sulmuar të riun që mbeti i plagosur dhe shokun e tij.
Mësohet se ata kanë pasur konflikt me shokun e të plagosurit. Policia ka shoqëruar në komisariatin numër 3 shokun e të plagosurit për dhënien e dëshmisë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





