
Prezenca e OSBE-së iu është bashkuar thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një postim në Facebook, OSBE shprehu shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.
"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor.
Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,"-shkruhet në postim./b.l/noa.al/
Apeli i KQZ për emrat e komisionerëve, PS dërgon listat në limitet e kohës
KQZ, thirrje partive: Dorëzoni emrat për KZAZ, sot afati i fundit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





