Transmetuar më 18-03-2019, 15:00

Pas apelit të KQZ-së për dorëzimin e emrave të komisionerëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste ka dorëzuar listën e saj në limitet e kohës.

Mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë marë një vendim për të mos dërguar emrat e tyre pranë KQZ.

Ndërkohë më herët vetë KQZ i bëri apel partive politike të dorëzonin listat e tyre të komisionerëve brenda ditës së sotme, ditë e përcaktuar si afati i fundit për mbylljen e kësaj procedure.

“Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të.”, thuhej në deklaratë.

Po ashtu KQZ kërkoi që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor.

“Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor. KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cenimin e administrimit të procesit zgjedhor”, tha ndër të tjera Hoxhaj./b.l/noa.a/

KQZ, thirrje partive: Dorëzoni emrat për KZAZ, sot afati i fundit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd