Transmetuar më 14-03-2019, 12:59

Me rastin e Ditës së Verës, Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Elbasan për tu bërë pjesë e festimeve.

Por në këtë ditë feste, ai ka zbuluar edhe se kur do përfundojë autostrada Tiranë-Elbasan.

Rama thotë se sot është hapur njëri krah i autostradës, ndërsa në muajin maj do të ketë përfunduar e gjitha.

“Sot në Elbasan për të festuar, shkohet përmes autostradës Tiranë- Elbasan, të hapur më në fund në njërin krah për automjetet pas një kalvari 7 vjet- si pasojë e një pune të nisur së prapthi pa projekt e as studim gjeologjik! Sidoqoftë në maj hapet edhe krahu tjetër e kjo vepër përfundon krejtësisht. Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

Mësohet se e gjithë autostrada pritet të jetë e hapur deri më 17 maj. /a.y/noa.al

Dita e Verës, Rama: Lala e feston në 14, Luli në 16, ndërsa lali e feston në 17