Transmetuar më 14-03-2019, 11:20

Gjatë kësaj Dite Vere, si Kryeministri Edi Rama edhe kryedemokrati Lulzim Basha janë ndalur në Elbasan.

Kreu i qeverisë i shoqëruar nga deputeti i qarkut Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, janë ndalur në aktivitete të ndryshme.

Ndërkohë gjatë një ndalese shkurt për mediat, Rama ka uruar “Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”.

Sakaq kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me disa qytetarë dhe përfaqësues të biznesit.

Krahas urimit, Basha nuk harroi që ti ftonte elbasanllinjtë në protestën e 16 marsit në Tiranë. /a.y/noa.al