Transmetuar më 08-03-2019, 11:49

Me rastin e ditës së gruas, 8 Marsit, Kryeministri Edi Rama u ndal në Fier në një aktivitet festiv.

Në fjalën e rastit ai tha se, “Unë jam vërtetë krenar që ne sot i kemi dhënë këtij vendi një qeveri që zë vend nderi në Europë për barazi gjinore, kemi 50% gra në kabinet. Falenderoj gjitha vajzat dhe gratë që shërbejnë në qeveri, në të gjitha nivelet”.

Po ashtu ai shprehu mirënjohje edhe për gjithë ato vajza dhe gra që punojnë në sektorin privat, duke thënë se mbajnë barrë dyfish, edhe në punë edhe në familje.

Më tej duke e cilësuar si një ditë festë-protestë, ai ftoi të gjithë të pranishmet që ti bashkohen, në një kërcim në grup.

I pari që nisi të lëvizë me tingujt e muzikës ishte vetë Rama, i cili u rrethua nga shumë gra, duke bërë një kërcim masiv. /a.y/noa.al

Fier, protestuesit përplasen me policinë: Të ikë Rama