Transmetuar më 08-03-2019, 11:37

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Fierit, për një aktivitet me rastin e ditës së gruas.

Por rruga që lidh Fierin dhe Roskovecit, u bllokua nga protestues me thirrjet “Rama ik” dhe “E     duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sipas Partisë Demokratike, për shkak të protestës, Rama ndryshoi oraret në axhendën e lëvizjes.

Sakaq protestuesit kanë pasur edhe momente tensioni me policinë pranë vendit ku po mbahet takimi i kreut të qeverisë.

Ata kërkojnë largimin e Kryeministrit. /a.y/noa.al