Transmetuar më 08-03-2019, 08:58

Policia italiane e Monza, ka arrestuar katër persona të akuzuar për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit Astrit Lamaj, i cili u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.

Trupi i shqiptarit u gjet dy muaj më parë më 15 janar, në një banesë në Senago të Brianza.

Mësohet se katër të arrestuarit e kësaj të enjteje, janë që të gjithë italianë.

Nga hetimet e policisë, rezulton se mes tyre është porositësi, ekzekutori dhe personat që murosën kufomën.

Astriti u vra i dyshuar për një vjedhje dhe për shkak se kishte ndërprerë një lidhje sentimentale me një të afërme të një prej personave të hetuar.

Eshtrat e kufomës u gjetën në kompleksin “Villa degli Occhi” në Senago të Monza, ndërkohë që i zoti i banesës nuk kishte dijeni për asgjë. /a.y/noa.al

Shqiptari u gjet i murosur në Itali, kushëriri: I ati pësoi infarkt, vëlla e motër vdiqën

U gjet i murosur pak ditë më parë, zbulohet identiteti i shqiptarit