Transmetuar më 21-01-2019, 20:23

Astrit Lamaj është shqiptari, trupi i të cilit u gjet i murosur në një vilë në Milano.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se janë konfirmuar dyshimet e para që flisnin se skeleti ishte i një shqiptari të humbur pesë vite më parë.

Mjekët ligjorë kanë dalë në përfundimin duke konfirmuar se vdekja e shqiptarit ka qenë e dhunshme.

Pas kësaj, autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin  e mundshëm të autorëve të ngjarjes makabre.

Mësohet se emri i tij është i njohur për autoritetet teksa ka qenë person me precedentë penalë.

Ai u shpall i humbur nga vëllai i tij në vitin 2013. /k.k/noa.al/

Gjendet një skelet njeriu i murosur, dyshohet se është shqiptar