Transmetuar më 28-02-2019, 11:42
Mjekja Alma Cani, foto arkiv

Një grua rreth 35 vjeçe gjeti vdekjen si pasojë e komplikimeve gripale, dyshohet gripi i derrit, bashkë me një nga fëmijët binjakë, pak pasi solli në jetë dy vogëlushët.

Alma Cani, shefja e reanimacionit në Sanatorium, shpjegoi për mediat gjithë situatën.

Ajo tha se gruaja 31-javëshe shtatzënë ishte shtruar në Sanatorium me gjendje të rënduar gripale dhe u fut direkt në terapi intensive, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

“Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme. Ishte me binjakë dhe u realizuar në spitalin tonë lindja bashkë me kolegët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë ndërsa tjetri jeton. Gruaja vazhdoi me asistencën në reanimacion. Në ditët e fillimit patëm një lloj kënaqësie sepse do ta kalonte, sepse suporti ishte e lartë. Me gjithë përpjekjet që u bëmë, nuk mundëm dot ta kalojmë. Në 25 shkurt pacientja ndërroi jetë”, shpjegoi Cani. /a.y/noa.al

Vdes një grua lehone në Tiranë, bashkë me njërin nga binjakët që solli në jetë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd