Transmetuar më 28-02-2019, 09:33

Foto ilustruese
Një grua lehone ka ndërruar jetë bashkë me një nga dy fëmijët binjakë që solli në jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 25 shkurt në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, ndërsa mësohet se fëmija tjetër gëzon shëndet të plotë dhe ndodhet në maternitet.
Paraprakisht dyshohet se gruaja rreth 30 vjeçe mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të virusit AH1N1, i cili njihet ndryshe si gripi i derrit.
Mësohet se gruaja i kishte sjellë fëmijët në jetë para kohe, për shkak të gjendjes së rënduar nga gripi.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje hetimet janë në vijim, për përcaktimin e saktë të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





