
Policia e Tiranës jep informacion lidhur me rrëzimin e një ashensori pasditen e kësaj të hëne në një pallat, ku për pasojë një vajzë mbeti e dëmtuar.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit.
I arrestuari është Altin Muçozai, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.
Ndaj Muçozait materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:25 të pasdites së djeshme, ashensori rënë nga kati i parë në bodrum, dhe për pasojë mbeti e lënduar një vajzë 24-vjeç e cila ndodhej brenda. /a.y/noa.al
Shkëputet ashensori i një pallati, plagoset një vajzë që ishte brenda
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





