Transmetuar më 25-02-2019, 16:56

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një pallat në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Mësohet se ashensori i një prej pallateve në këtë zonë është këputur duke pasur brenda njerëz.

Ashensori ka rënë nga kati i katërt, në të parin, ndërsa bëhet me dije se brenda ashensorit ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur.

Vajza është transportuar në spital. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd