
Kompania Blue Panorama Airlines del me deklaratë lidhur me uljen e detyruar të avionit mëngjesin e së dielës.
Kompania ajrore bën me dije se fluturimi BV 2239 i nisur nga Tirana drejt Ancona në orën 07.38, i kryer nga një Boeing 737-400 u kthye pak minuta më vonë, pa asnjë emergjencë, por për kontroll teknik, në të njëjtin aeroport ku ishte nisur, Tirana International Airport.
Sqarohet se pasagjerët u rinisën sërish me një tjetër avion, Boeing 737-800, i cili u nis në orën 09.50 nga Tirana dhe u ul në Ancona në orën 11.05.
Blue Panorama deklaron se “Rikthimi i avionit Boeing 737-400 u bë për shkak të aromës dhe avullit të krijuar nga deteregjentët e përdorur për larjen e motorëve. Avioni, pas disa verifikimesh rinisi funksionin normal, pas vetëm katër orësh”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






