Transmetuar më 24-02-2019, 09:50

Një avion ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm, pak minuta pasi ishte nisur.
Bëhet fjalë për një avion i cili udhëtonte nga Tirana drejt Italisë.
Mësohet se avioni ishte nisur sot në mëngjes, kur pak minuta pas ngritjes për fluturim një pjesë e bordit është përfshirë nga tymi.
Pasagjerët flasin për momente pasigurie, ndërkohë që piloti i avionit vendosi të kthehej pas dhe bëri ulje emergjente duke shmangur një precipitim të mundshëm të situatës.
Pasagjerët thonë se iu komunikua se avioni kishte pësuar defekt. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





