
Ka zgjatur vetëm disa orë vizita e sotme e kryedemokratit Lulzim Basha në Vjenë, e cila erdhi një ditë pas protestës së djeshme para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve të deputetëve.
Pas takimit me zyrtarë të lartë në Vjenë, Basha do të kthehet sërish sot në Tiranë.
Kjo pasi në orën 18.00 të pasdites së sotme, ai ka thërritur një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se gjatë saj, do të diskutohet ecuria e mëtejshme e aksionit opozitar, pasi tashmë nuk janë më pjesë e parlamentit. /a.y/noa.al
Basha në Vjenë, PPE: Situatë shqetësuese në Shqipëri
Pas djegies së mandateve, Basha niset në Vjenë me Shkëlzen Berishën
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





