Transmetuar më 22-02-2019, 12:25

Kryedemokrati Lulzim Basha udhëtoi në Vjenë një ditë pas protestës së djeshme të opozitës dhe djegies së mandateve të deputetëve.

Gjatë vizitës së sotme, Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Ka qenë PPE ajo që ka informuar lidhur me takimin, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike”, thuhet në postim.

Qëllimi i vizitës së Bashës në Vjenë, ka të bëjë lidhur me bërjen e një panorame lidhur me situatën politike në vend dhe akuzat për blerje votash nga ana e Kryeministrit Edi Rama. /a.y/noa.al

Pas djegies së mandateve, Basha niset në Vjenë me Shkëlzen Berishën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd