Transmetuar më 21-02-2019, 13:18

Duke nisur nga mesdita e sotme, opozita shqiptare është zyrtarisht e pa përfaqësuar në parlament.

Kjo pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvend, duke hequr dorë nga përfaqësimi parlamentar.

Por teksa foli nga selia e PD, ku paralajmëroi nisjen e një beteje të gjatë dhe thirri disa herë “Liri, demokraci”, kryedemokrati e mbylli fjalën e tij me himnin e Shqipërisë.

Në fund të videos mund të dëgjoni momentin kur Basha këndon himnin kombëtar, por qysh në nisje me zërin e ngjirur.

Megjithatë për të plotësuar këtë moment, ai bëri simbolin e Shqiponjës me duar. /a.y/noa.al

Opozita dorëzon mandatet, Basha: I vumë kyçin Parlamentit! Sot jemi qytetarë, në krahun tuaj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd