Transmetuar më 16-02-2019, 10:49
Neritan Liçaj

Aktori i njohur Neritan Liçaj, prej kohësh ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij, ku gjithçka nisi pas vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai bën me dije se do jetë në protestën e sotme, duke e quajtur “mi dhe mediokër”.

Liçaj thotë se plehu do të hidhet në plehra.

“Do të jem aty përball teje, çitjane, siç kam qenë gjatë gjithë këtij viti të gjatë,o njeri mediokër dhe banal, për të të pështyrë në fytyrë ty dhe larove të tu, se unë jam qytetari, forca, kurajo, guximi dhe të thyej në mes.

Dhe, që s’ke parë asgjë akoma o mi i frikur që s’ke takat të shohësh në sy askënd, si hajn i rëndomtë që je! Plehu do të hidhet në plehra, ajo dihet!”, shkruan Liçaj. /a.y/noa.al

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Drejt Tiranës për protestë, mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës

Zbulohet skenari i protestës së sotme, Basha dhe Kryemadhi nuk do mbajnë fjalë

Të gjithë në këmbë, 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës