Transmetuar më 15-02-2019, 11:10

Në vijim të kontrolleve të befta nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në banesat e tre gjyqtarëve që ulën dënimin nga burg i përjetshëm për Dritan Dajtin, në 25 vite burg, është bërë shoqërimi i një gjyqtari.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Skënder Damini, të cilit gjatë kontrollit të beftë në banesë mëngjesin e sotëm, i janë gjetur afro 20 mijë euro si dhe armë pa leje.

Gjatë kontrollit në banesë ka qenë vetë gjyqtari dhe familjarët e tij. Aktualisht gjyqtari Damini është shoqëruar në polici i shoqëruar me avokatin.

Vendimi për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin u dha të premten e kaluar, nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij vendimi u votua kundër nga dy gjyqtarët e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Ndërsa për uljen e dënimit të tij janë shprehur në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, në banesat e të cilëve është ushtruar edhe kontrolli.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009. /a.y/noa.al

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi përjetshëm, kontroll blitz në banesat e gjyqtarëve