Transmetuar më 12-02-2019, 14:00

Dalin detaje të tjera në dritë lidhur me krimin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Alliasit në Tiranë.

44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës i Gardës së Republikës, vrau bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, me armën e punës.

Por nga hetimet e kryera dyshohet se krimi fsheh pas dyshime tradhtie.

Kjo pasi gjatë marrjes në pyetje në polici, Arapaj ka thënë se, “Dyshoja se gruaja më tradhtonte, prandaj dhe e vrava”.

Më tej ka shtuar se dyshimet i kanë ardhur në rritje dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin.

Ai ka shprehur keqardhje për vajzën 4-vjeçare, duke thënë se “e lashë rrugëve”.

Pak kohë më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, çka duket se ka qenë paralajmërim për ngjarjen.

Policia tha zyrtarisht se 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës në Gardën e Republikës, në banesën e tij, rreth orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të marte, me armën e shërbimit ka vrarë gruan e tij.

Mësohet se Arapaj ishte besimtar mysliman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare, ndërsa gruaja ishte e mbuluar.

Prej afro 20 vitesh ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Kapiten”.

Fqinjët e çiftit thonë se ishin bashkëshortë model, duke u shprehur të shokuar për ngjarjen. /a.y/noa.al

Hetimet policore, gardisti e vrau gruan pasi kërkoi të futej në punë

Kush është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit

Krim në familje në Tiranë, punonjësi i Gardës vret gruan