Transmetuar më 12-02-2019, 13:50

Ka dalë sot para gjykatës së Pukës për tu njohur me masën e sigurisë, 25-vjeçari Enderis Dodaj, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vendin e punës.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj të riut, i cili do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Ai akuzohet se gjatë mbrëmjes së premtes ka vrarë kolegun e tij Petrit Biba, 30 vjeç. Dodaj dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht Bibën, teksa po luanin me pistoletë.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari, ishin punonjës në HEC-in e Vrithit në Pukë, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Fillimisht Petrit Biba, mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. /a.y/noa.al

Vrau kolegun në punë në Pukë, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja me armë zjarri e 30 vjeçarit në Pukë, identifikohet autori i dyshuar