Transmetuar më 10-02-2019, 10:34

Lidhur me vrasjen e ndodhur këtë të premte, policia e Pukës bën me dije se është arrestuar autori i dyshuar.

Në sajë të hetimeve intensive gjatë mbrëmjes së të shtunës, është vënë në pranga 25-vjeçari Enderis Dodaj, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për vrasjen e kolegut të tij Petrit Biba, 30 vjeç, gjatë mbrëmjes së 8 shkurtit.

Dodaj dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht Bibën, teksa luanin me pistoletë.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari, ishin punonjës në HEC-in e Vrithit në Pukë, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Fillimisht Petrit Biba, mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. /a.y/noa.al