Transmetuar më 10-02-2019, 12:23

Princi Philip i Aglisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth ka vendosur që të heqë dorë nga drejtimi i makinës pasi thotë se “reflektova me kujdes pas aksidentit”.

Lajmi është bërë me dije nga pallati mbretëror ‘Buckingham Palace’. Në muajin janar 97-vjeçar, u përfshi në aksident me makinë, në Norfolk.

Makina e tij ‘Land Rover’ u përplas me një makinë tjetër, ku udhëtonin tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 9 muajsh. Si pasojë e përplasjes, nëna e fëmijës dheu dorën.

Makina e princit u përplas me një makinë “Kia”, ku ndërsa Philip nuk pësoi lëndime, ishte gruaja pasagjerja e makinës “Kia”, Emma Fairweather, ajo që u dëmtua.

Pas aksidentit, zonja Fairweather u ankua se princi nuk i kishte kërkuar ndjesë. /a.y/noa.al

Aksidentoi një grua me makinë, letra e ndjesës e princit