Transmetuar më 27-01-2019, 11:13

Princi Philip i Anglisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth, ka kërkuar ndjesë për aksidentin rrugor të 17 janarit duke shprehur “keqardhje të thellë”, në një letër dërguar

Emma Fairweather, 46-vjeçares e cila mbeti e plagosur prej përplasjes me makinën e tij.

Letra e publikuar nga mediat angleze, daton më 21 janar. Gruaja ishte ankuar publikisht për faktin se princi dhe mbretëresha, as që ishin interesuar për shëndetin e saj.

Por Philip thotë në letër se mbeti disi i tronditur pas aksidentit, si dhe pranon përgjegjësitë e tij, duke thënë se nuk e kishte parë makinën që po i vinte përballë, ku gruaja udhëtonte në mjet me djalin vetëm 9 muajsh,

Fairweather, theu njërën dorë, mirëpo u shpreh skeptike për letrën, e cila më parë ishte ankuar që princi nuk e kishte takuar personalisht, shkruan noa.al.

“Dielli e ndriçonte shumë rrugën. Në kushte normale nuk do e kisha problem të shikoja të shikoja trafikun. Më vjen shumë keq për pasojat”, shprehet princi në letër. /a.y/noa.al

Aksidentohet bashkëshorti i princeshës Elizabeth, panik në familjen mbretërore