
Janë lënë në burg shtatë adoleshentë që akuzohen se përdhunuan një të mitur, në një shkollë në Kavajë.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Durrësit, ndërsa në kërkim është edhe një 15-vjeçar.
Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sipas hetimit, të tetë djemtë përdhunuan në grup një 13-vjeçare në shkollë.
Të gjithë djemtë e lënë në burg kanë lindur mes viteve 2002-2004.
Policia e Tiranës e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për të. Rasti u publikua në nga ish-Kryeministri Berisha në Facebook.
Lexoni dhe: Përdhunimi në grup i 13-vjeçares, zbulohen detaje tronditëse
Shqipëria zor se ofron të dhëna të sakta për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Një studim ndërkombëtar e ngel Shqipërinë në klasë, duke i dhënë 0 pikë përsa i përket mbrojtjes së të miturve nga abuzimi dhe dhuna seksuale.
Sociologia Entela Binjaku thotë se “mungesa e statistikave vjen sepse kjo temë është ende tabu tek ne”.
Lideri global “The Economist” analizoi 40 vende të botës dhe Shqipëria ka 0 pikë për shkak të mekanizmave jofunksionale të saj.
Sipas një studimi të BECAN-it (Studimi Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fëmijëve), në Shqipëri rreth 12% e fëmijëve janë viktima të ngacmimeve seksuale dhe rreth 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





