Transmetuar më 02-02-2019, 14:56
Foto ilustruese

“Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!” Është ky denoncimi i bërë ditën e sotme nga ana e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ai thotë se ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, por se anëtarësohen në “FRESSH-in kanabist”.

Për të bërë këtë denoncim, Berisha publikon edhe mesazhet që i ka dërguar dy qytetarë:

“Doktor përshëndetje. Jam një zonjë nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës, zonja Sonila Peza. Prej dy muajsh në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë.

ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë marrë asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave të rilindjes. Ju lutem publikojeni”.

-“Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” Kavajë, përpara një muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim, pasi ju e dini shume mirë se çfarë ndodh më pas”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd