
Ashtu siç kishte lajmëruar Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë ditën e sotme me Shtëpinë e Bardhë.
“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik”, shkruan Rama.
Ai bën me dije se këshilltari për Sigurinë John Bolton, e falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë.
Më herët sot në parlament, Rama lajmëroi se pas largimit do të kishte një komunikim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe për sa do lejohej, do informonte mbi bisedën. /a.y/noa.al
Rama e sfidon: Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Si i përgjigjet Berisha
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





