

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës sot në Kuvend, se kjo mazhorancë ka ardhur në pushtet me vota të blera.
“Qysh prej ditës së djeshme mbrëma dhe sot ka mbirë në gjuhën e miqve tanë vulëhumbur ‘e tha zëri i Amerikës’, domethënë e tha Amerika. Është e dyta herë brenda një kohe të shkurtër, që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënësi kazanit të Tiranës! Herën e parë ne e demonstruam me qindra faqe të dokumentuar, të gjithë gënjeshtërsinë mbi rekrutimet ne punonjësve në burgje. Ndërsa këtë herë, asgjë e re nga fronti juaj, një sallatë fjalësh e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm, zero”, deklaroi Rama.
Në këtë linjë, ai tha se me që opozita citon Amerikën, pas fjalës së tij do largohet nga parlamenti, pasi do të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe se në varësi të sa do të jetë i autorizuar t’iu thotë, do i informoj.
Rama deklaroi se nëse do ishte ai që e përshkruan opozita, shprehu bindjen që nuk do e kapërcente dot oqeanin dhe jo më të komunikonte me Shtëpinë e Bardhë dhe me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.
“Është i thellë oqeani Sali, nuk është Valbona! Se sot je ti që fshihesh si skuth dhe leje për 15 hidrocentrale, dhe ne duhet të paguajmë 13 për të mos shkuar në arbritrazh për fajin tënd Sali”, deklaroi Rama.
Ndaj ai i përsëriti si mesazh të koduar "A e kapërcen dot oqeanin Sali? Mendohu mirë, para se të përgjigjesh".
Në replikë ndaj tij, Berisha tha se tashmë ka refuzuar shumë ftesa dhe se ka ndërmarrë çdo lloj ftese përtej oqeanit.
“Nuk kam si të bëj unë udhëtim zyrtar, se nuk përfaqësoj më një forcë politike, por veten time. Kam marrë ftesa dhe marr, por e kam vendosur që nuk bëj udhëtime zyrtare. Ta dish mirë Edi Rama se udhëtoj kur të më teket, dhe se me SHBA kam arritur aty ku nuk arrin dot ti kurrë”, deklaroi Berisha.
Po ashtu ai shtoi se nuk i ka thënë kurrë Donald Trump “turpi i qytetërimit” dhe më tej të japë 20 milionë dollarë për një takim.
Rama tha në replikë se Berisha ka udhëtuar shumë herë jashtë shtetit bashkë me Fatmir Mediun dhe se ka lobuar kundër Shqipërisë. Ndërsa sa i takon akuzës se Rama ka paguar 20 milionë dollarë për të takuar Presidentin Trump, Kryeministri shtoi se kjo akuzë bie edhe mbi kreun e Shtëpisë së Bardhë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






