Transmetuar më 31-01-2019, 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu kundërpërgjigj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se shfaqja e shëmtuar e tij, ka vetëm një shpjegim dhe se tregon se në krye të vendit është një njeri i cili ka refuzuar vazhdimisht të bëj testin e drogës dhe paraqitet vazhdimisht në gjendje të rënduar psikike.

Sipas tij, Rama erdhi në Kuvend, në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet.

“Për herë të dytë brenda dy javëve Rama ka bërë atë që e bën përfaqësuesit e diktaturës komuniste, e quajti ‘Zërin e Amerikës’, kazan. Arsyeja pse Edi Rama sulmoi për herë të dytë ‘Zërin e Amerikës’, është se mbrëmë ka publikuar një hetim të thelluar, bazuar në të dhëna të prokurorisë, se si Rama në 2017 e mori pushtetin me ndihmën e parave të bandave kriminale dhe parave të drogës. Dosja ‘339’ është vetëm maja e maja e ajsbergut e një përgjimi të vetëm se si në Tiranë, Lezhë Dibër, Edi Rama ka trafikuar këtu në këtë kuvend jo deputetë të zgjedhur nga votat e PS, por kukulla të krimit”, u shpreh Basha.

Ai tha se rëndësia e asaj që ka deklaruar ‘Zëri i Amerikës’, një institucion i financuar nga qeveria amerikane, është se nuk ka asnjë dyshim, se akuzat e opozitës dhe të pranuara në raportin e OSBE-ODHIR, jo vetëm qëndrojnë mbi fakte por përbëjnë prova ligjit.

Sipas tij, Edi Rama nuk është vetëm një i sëmurë psiqik, por një hajdut psiqik. /a.y/noa.al

Rama e sfidon: Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Si i përgjigjet Berisha

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd