Transmetuar më 31-01-2019, 07:59
Viktima Arben Bilali dhe vendi i krimit

Një krim i rëndë tronditi Tiranën këtë të mërkurë, ku ish-efektivi i forcave speciale të policisë, Arben Bilali 50 vjeç, u ekzekutua në zonën e Selitës.

Paraprakisht dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, për shkak të disa përplasje me një bandë në Tiranë.

Ai u vra pranë makinës së tij, nga persona të cilët lëviznin me një makinë “Mercedez Benz”.

Mirëpo Bilali është viktima e tretë brenda familjes, pasi në vitin 2008, i kanë vrarë vëllanë Leonard Bilali, i ish-mundës, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi.

Ndërkohë në vitin 1997, 50-vjeçarit i kanë vrarë edhe një vëlla Bujar Bilali.

Kalvari i vrasjeve në familjen Bilali, dyshohet të ketë lindur për shkak të konflikteve që ka pasur për shkak të detyrës 50-vjeçari i vrarë këtë të mërkurë, pistë për të cilën dhe po hetohet.

Madje pas vrasjes së dy vëllezërve, Arben Bilali thuajse ishte izoluar dhe banesën e kishte rrethuar me kamera sigurie.

Edhe në maj të vitit 2010, Arben Bilalit i është bërë një atentat në zonën e Selitës, prej të cilit mbeti i plagosur. Bilali është i martuar me një efektive policie, e cila punon në Drejtorinë e Policisë Tiranë. /a.y/noa.al

Vrasja e ish-policit, si qëndronte i “ngujuar” në banesë Pamjet nga vendi ku u vra ish-polici Arben Bilali në Tiranë

Përplasje me armë zjarri në Tiranë, vritet ish-punonjësi i policisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd