
Ish-efektivi i policisë, Arben Bilali i kishte paraprirë një atentati të mundshëm, dhe jo pa qëllim banesa e tij ishte e monitoruar nga disa kamera sigurie.
Ai ka humbur edhe dy vëllezër në atentat, ndaj edhe prej kohësh ishte ngujuar në banesë.
Për të parë se çfarë ka ndodhur sot, policia ka sekuestruar mbi 30 kamera sigurie që nga “Vasil Shanto” deri në vendngjarje.
Vëllai i parë i ish policit, Bujar Bilali është vrarë në vitin 1998, ndërsa vëllai i dytë, Leonard Bilali është vrarë në vitin 2010.
Për vrasjen e dy vëllezërve Bilali deri më tani s’ka asnjë të dënuar.
Ndërkohë, nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai është qëlluar nga disa persona që janë larguar më pas me një makinë tip “Benz”.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në bark dhe gjoks. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





