Transmetuar më 29-01-2019, 11:26

Punonjeset e helmuara duke u trajtuar ne spital
Dalin detaje të reja lidhur me helmimin e punonjësve në një rrobaqepësi në zonën e Fllakës në Durrësit.
Mësohet se janë 13 punonjëset e helmuara të cilat punonin në biznesin fason, kur rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm u ndjen keq, duke shfaqur simptoma helmimi.
Mësohet se mes tyre, njëra është shtatzënë dhe po merr trajtimin e posaçëm nga ana e mjekëve.
Paraprakisht mendohet se shkak për helmimin është bërë carja e tubit të gazit, në kondicionerin e kompanisë.
Për shkak të të vjellave dhe gjendjes së të fikëtit, punonjëset po trajtohen në spital. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





