Transmetuar më 29-01-2019, 09:52

Disa punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës kanë përfunduar në spital paraditen e sotme, për shkak se janë ndjerë keq.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes rrobaqepësie në zonën e Fllakës, në afërsi të mbikalimit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për problemet shëndetësore të grave, ka qenë çarja e tubit të gazit të kondicionerit.

Punonjëset u dërguan në spitalin e Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, teksa janë konstatuar me shenja helmimi.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd