Vdekja e Tushajt në burg, e lidhur me ekzekutimin e Bakos
Transmetuar më 28-01-2019, 14:42

Hetimet e kryera për vdekjen në qeli të të ndjerit Bandiol Tushaj, hedhin dyshime të forta se është e lidhur me ekzekutimin pak ditë më parë të shqiptarit tjetër të burgosur, Albert Bako.

Bandiol Tushaj, sikurse kemi raportuar më herët, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Koridhalos pranë Athinës në Greqi.

Policia tha zyrtarisht se i ndjeri, nën akuzë për trafik droge, gjeti vdekjen nga konsum i doze të lartë lënde narkotike.

Megjithatë pjesë e hetimit është dyshimi se kemi të bëjmë me një vrasje.

Mediat greke thanë sot se vdekja e Bandiol Tushajt ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Albert Bako, i cili u vra dy javë më parë në të njëjtin burg.

Të dy shqiptarët ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutorët, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.