Transmetuar më 27-01-2019, 23:17

Një ngjarje tronditëse u raportua nga shteti fqinj, Greqi gjatë pasdites së sotme ku një i burgosur shqiptar u gjet pa shenja jete.

Korrenspondenti i Top Channel nga Athina ka arritur të zbulojë identitetin e shqiptarit që u gjet sot i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha, i cili u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën e burgut të Koridhalosit.

Burime nga policia greke, thonë se në trupin e 33-vjeçarit shqiptar nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.

Shqiptari 33-vjeçar mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës.

Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.

Bandiol Tusha është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë të burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj./a.k/noa.al/