Transmetuar më 25-01-2019, 16:41

Në një postim në mediat sociale Rama shkruan se kjo marrëveshje është një arritje historike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndwrsa i ka shprehur urimet dhe respektin e tij Tsipras dhe Zaev, për këtë marrëveshje siç e quan ai historike.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama: E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama në Twitter.

Më herët edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e Prespës, duke u shprehur se ky është një hap që i hap rrugë anëtarësimit në NATO Maqedonisë së Veriut. Ai tha se kjo marrëveshje konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ndërsa për presidentin Ilir Meta miratimi nga Parlamenti grek i Marrëveshjes së Prespës është një lajm i shkëlqyer.

Miratimi me 153 vota pro i Marrëveshjes së Prespës, i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në "Republika e Maqedonisë Veriore", ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO./b.l/noa.al/

Marrëveshja e Prespës, Basha: Konsolidon bazat për paqe. Meta: Moment historik

Bushati përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Moment historik për Ballkanin dhe BE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd