Transmetuar më 25-01-2019, 15:57

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e Prespës, duke u shprehur se ky është një hap që i hap rrugë anëtarësimit në NATO Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo marrëveshje konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”

“Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Basha.

Ndërkohë një lajm të shkëlqyer e ka cilësuar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta miratimin nga Parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës. Meta përgëzoi dy shtetet për arritjen historike.

"Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!"-shkruan Presidenti.

Miratimi me 153 vota pro i Marrëveshjes së Prespës, i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në "Republika e Maqedonisë Veriore", ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Bushati përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Moment historik për Ballkanin dhe BE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd