Transmetuar më 24-01-2019, 12:54
Foto ilustruese

Një sekuestrim rekord i llogarive bankare me vlerë 5.2 milionë euro dhe shtatë apartamente, u bë në Lezhë, pasuri të cilat dyshohen se janë përfituar nga krimi, duke bërë që dy persona të vihen nën hetim.

Mësohet se pronarët e apartamenteve dhe llogarive bankare janë një burrë dhe një grua.

Ata janë Pjetër Voci dhe Shqipe Palaj, në emër të të cilëve rezultojnë pasuritë imobiliare dhe llogaritë bankare.

Policia tha zyrtarisht paraditen e sotme se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy personave, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale

Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të policisë së Lezhës e cila ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Lezhës.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve.

Hetimi është finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim të datës 23 janar 2019.

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente.

Nga ana e saj Prokuroria deklaroi, “Me kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vlerës 5.269.551 euro, 7 apartamente në Lezhë si dhe disa apartamenteve në Tiranë në pronësi të shtetasve me inicialet Sh.P., e ditëlindjes 28.08.1969 dhe shtetasit P.V., i ditëlindjes 01.07.1936 te dy banues në Lezhë”. /a.y/noa.al

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 5.2 milionë euro dhe shtatë apartamente

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd