Transmetuar më 24-01-2019, 10:27

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy personave, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale

Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të policisë së Lezhës e cila ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Lezhës.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve.

Hetimi është finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim të datës 23 janar 2019.

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd