Transmetuar më 11-01-2019, 18:50
Foto ilustruese, Pashaliman

Përgjegjësi dhe ndëshkim për ngjarjen. Kjo është paralajmëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për vjedhjen në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Duke e quajtur një ngjarje të shëmtuar, thuhet se ka nisur një hetim me bashkëpunimin e isstitucioneve.

“Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit”, thuhet një njoftim.

Ndërkohë Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave.

“Papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare", mbyllet reagimi. /k.k/noa.al/

Vidhen armë në bazën ushtarake të Pashalimanit