Transmetuar më 11-01-2019, 14:22

Baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë, ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se në këtë bazë ushtarake janë marrë armë të llojeve të ndryshme, por edhe granata.

Nuk dihet ende se kur është bërë vjedhja, teksa konstatimi është bërë gjatë së enjtes.

Gjithçka pasi një ekip i Ministrisë së Mbrojtjes kishte shkuar për kontroll. Mësohet se janë vjedhur tre automatik kallashnikovë dhe disa granata.

Po ashtu pesë punonjës të bazës ushtarake janë proceduar penalisht.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al