Transmetuar më 09-01-2019, 11:35

Ministria e Mbrojtjes jep informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të keq dhe me reshje dëbore.

Lidhur me situatën klimaterike dhe gjendjen e emergjencave ne Prefektura dhe bashki deri më tani janë kontaktuar të gjithë prefektuarat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave.

Prefekturat me problematike me prezencë të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë Korça, Gjirokastra, Shkodra, bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.

Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizen me zinxhirë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se është në kontakt te vazhdueshëm me Autoritetin Rrugore, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe të gjitha institucionet.

Sakaq drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile është nisur drejt Qafe Thanës për të inspektuar punën që po bëhet atje. /a.y/noa.al

Moti do përkeqësohet më tej, ARRSH bën pasqyrën e situatës në vend