
Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen aktuale të akseve kryesore të vendit, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe motit të ftohtë.
Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak të temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive të borës.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në rajonin verior Shkodër, gjatë natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtricë dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafë Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razëm.
Në segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet përdorimi i zinxhireve dhe gomave të borës pasi reshjet po intensifikohen.
Në rrugën Ura e Cerenecit – Stëblevë, po punohet me borëpastruese dhe fadroma për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.
Në segmentet e mëposhme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafë Mali – Fierzë (ka reshje me intensitet, rreth 20 cm borë), Qafë Qelë – Pukë – Fushë Arrëz – Kukës, Shkodër – Hani i Hotit dhe Ura e Topojanit – Dogana Bllatë. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intesivisht me borëpastruese e trajtim me kripë për pastrimin total në këtyre segmenteve.
Në rajonin qendror Tiranë, gjatë natës dhe tani, ka reshje shiu dhe bore. Në akset e Dajtit po punohet nga kontraktori për pastrim dhe trajtim me kripë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë – Shëngjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhirë. Reshje të dobëta ka patur në Gjinar dhe Stëbleve. Po punohet intensivisht për pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Në Librazhd – Qafë Thanë, ka patur reshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në rajonin jugor Gjirokastër: Në qarqet Korçë dhe Gjirokastër ka reshje me intensitet të lartë. Ne akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 20 cm. Në akset e Dardhës, Voskopojës, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë, Liqenas – Dogana Goricë, qarkullohen me zinxhirë. Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.
Edhe segmentet Tepelenë- Dorëz – Qafë Dushk dhe Sevaster – Kalivaç, Përmet – Çarshovë, Ura e Leklit – Këlcyrë, Jorgucat – Muzinë – Syri i Kaltër, Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër Kakavijë, qarkullohet vetëm me zinxhirë.
Rruga Dukat – Llogara – Sarande është e hapur dhe qarkullohet pa zinxhirë.
Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





