Transmetuar më 08-01-2019, 12:20

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me protestën e rinisur pas festave të fundvitit nga ana e studentëve.

Ai thotë se pengmarrësit e degjeneruan protestën në mbyllje dyersh me dhunë.

Po ashtu ai thotë se po përpiqen të dezinformohen studentët lidhur me tarifat.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dezinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, shkruan Rama.

Ai shton se është miratuar në dhjetor Vendimi i Këshillit të Ministrave për të paguar 50% të tarifave për të gjithë, 100% për ata me 9, 10 dhe me ndihme ekonomike+ bursë 10 mijë lek dhe se qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit.

“Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”, shprehet Rama.

Studentët u mblodhën sot para Kryeministrisë, ndërsa më tej bën një marshim edhe drejt ambasadës amerikane, ku kërkuan mbështetjen e kauzës së tyre. /a.y/noa.al

Studentët e zhvendosin protestën te ambasada amerikane