
Operatori i Sistemit të Transmetimit reagon lidhur me shpërthimin e ndodhur në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë Krujë.
OST thotë se vendosja e eksplozivit ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së linjës së tensionit të larte 400kV, Tirana2- Podgoricë, në Fushë Krujë.
Aktualisht, njësite speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje, duke nënvizuar se në të kundërt do të kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.
Më tej thuhet se flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.
“OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, thuhet në deklaratë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







