Transmetuar më 07-01-2019, 11:22

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar paraditen e sotme në një shtyllë të tensionit të lartë.
Bëhet fjalë për një shtyllë e cila ndodhet në zonën e Fushë Krujës.
Paraprakisht dyshohet se shtyllës i është vendosur lëndë plasëse, për ta hedhur në erë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes.
Sakaq mësohet se shtylla e dëmtuar, është e linjës Tiranë2- Podgoricë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







