Transmetuar më 07-01-2019, 07:59

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të diele, në autostradën Levan-Tepelenë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë Durim Lamaj 50 vjeç banor i zonës dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç nga Tirana.

Aksidenti ka ndodhur teksa Lamaj ishte duke udhëtuar me motor pranë fshatit Varibop, kur u përplas nga një makinë.

Një autobus me pasagjerë i linjës Gjirokastër-Tiranë, ka ndaluar pas aksidentit për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por një makinë tjetër e cila ecte me shpejtësi, në kushtet e errësirës ka përplasur disa nga pasagjerët.

Për pasojë humbi jetën edhe Fetah Shahaj, si dhe mbetën të plagosur edhe shtatë të tjerë. /a.y/noa.al

Policia jep detaje nga aksidenti në aksin Levan-Tepelenë

Dalin pamjet nga aksidenti me 3 viktima në aksin Levan-Tepelenë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd