Transmetuar më 06-01-2019, 20:09

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksidentin në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas njoftimit zyrtar aksidenti me asojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas njoftimit në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh., 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L., 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier.

Gjithashtu mësohet se janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd