Transmetuar më 04-01-2019, 13:06

Krimi tronditës ku 29-vjeçarja shqiptare Anxhelina Petro u vra nga i ati në Korfuz të Greqisë, tronditi të dy vendet.

Hetimet e kryera lidhur me krimin në familje, kanë zbuluar detaje të reja tronditëse.

Krimi ndodhi teksa mbrëmjen e 1 janarit, vajza kishte shkuar në shtëpinë e të atit Aleko Petro me rastin e festave.

Por teksa ishte në shtëpinë e të atit, atë e telefonoi i dashuri i saj me origjinë nga Afganistani, i cili rezulton i adoptuar nga një çift grek për shkak se ishte jetim, nisi sherri.

Madje edhe gjatë telefonatës 30-vjeçari afgan ka dëgjuar momente tensioni mes të dashurës dhe babait të kësaj të fundit, ndërsa më tej telefoni i së resë u fik.

Babai e kishte akuzuar Anxhelinën se që kur ishte zhvendosur për të jetuar me të riun nga Afganistani nuk shkonte që ta takonte, duke i kërkuar që të ndahej nga ai, pasi nuk bën për të. “Baba unë po largohem. Të dua. Vazhdo të më godasësh”, mësohet ti ketë thënë e reja babait, por fjalët e saj nuk e kanë ndaluar Alekon.

Sakaq rezulton se ka qenë fqinja e Petros ajo që ka gjetur telefonin e vajzës jashtë banese, ku më tej njoftoi dhe të dashurin e vajzës.

Kështu duke mos arritur të kontaktonte me Anxhelinën, i riu iu drejtua policisë ku dhe bëri denoncimin për zhdukjen e bashkëjetueses së tij.

Por teksa 53-vjeçari mohoi fillimisht të kishte dijeni për vendndodhjen e së bijës, ishte qeni i kësaj të fundit “Roki” ai që çoi policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku e reja ishte varrosur  nga i ati, pas goditjeve me shufër hekuri në kokë, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Pamjet teksa qeni orienton policinë mbi vendin ku fshihej trupi i së resë, mund ti shihni përmes videos më poshtë. /a.y/noa.al Vrasja e shqiptares nga i ati, mjeku ligjor: U godit shtatë herë në kokë, tentoi të mbrohej

E vrau ish-burri, nëna: Nuk duan të më japin trupin e vajzës, kërkoj ndihmë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd